Ndalohet babai i kandidates së PSD në Fier, i ati i Limonera Bozha përfundon në spital pas shoqërimit

Gazetari i Vizion Plus Ervin Sina, i cili ka raportuar nga Fieri gjatë maratonës zgjedhore të transemtuar në Vizion Plus nga ora 07:00 e mëngjesit të ditës së djeshme, ka dhënë detaje lidhur me ndalimin e babait të kandidates së PSD në këtë qark, Limonera Bozha.
Gazetari Sina në një komunikim me moderatoren Pranvera Borakaj, konfirmoi pas komunikimit me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në qarkun e Fierit ndalimin e babait të Bozhës.
Gjithashtu bëri me dije se babai i kandidates pas ndalimit ka përfunduar në spital pasi ka pasur probleme shëndetësore. Pasi ka marrë ndihmën mjekësore është shoqëruar në komisariat.
Ervin Sina: Është ndaluar nga policia babai i kandidates të PSD, Limonera Bozha. Vizion Plus ka komunikuar me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në qarkun e Fierit dhe është konfirmuar lajmi. Ka qenë një oepracion i përbashkët mes SPAK dhe Policisë së Shtetit me motivacionin “dhënie parash në këmbim të votës”.
Ndalimi është bërë rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme. Babai i kandidates për arsye shëndetësore ka përfunduar në spital. Pas marrjes së ndihmës mjekësore është shoqëruar për në komisariat.
https://www.youtube.com/watch?v=h3_I-VZMlt4