Ndarja e mandateve Gjiknuri takon nderkombetaret

Sekretari për çështjet zgjedhore në Partinë Socialiste, Damian Gjiknuri
është takuar sot me diplomatët e huaj të akredituar në Shqipëri për t’u
parashtruar atyre shqetësimet e PS ai takon situatës parazgjedhore në
vendon tonë.
Pas takimit, në një prononcim për mediat Gjiknuri informoi se një nga çështjet për të cilat ka ngritur shqetësim tek ndërkombëtarët ka qenë vendimi i Kolegjit Zgjedhor për shpërndarjen e mandateve dhe përgatitjet për zgjedhjet.
Sipas deputetit të PS, çështja e ndarjes së mandateve në mënyrë të atillë që nuk përfaqësojnë kurrsesi barazinë e përfaqësimit është një shkelje e rëndë e kushtetutës dhe vë në diskutim zgjedhjet ende pa nisur.
Më tej Gjiknuri solli në vëmendje shqetësimin që vetë ambasadorët, si ai amerikan, Arvizu kanë shprehur në lidhje me politizimin KQZ, duke theksuar se administrata e KQZ nuk mund të përdoret në interes të asnjë partie, pasi ajo përfaqëson institucionin më të lartë, mbarëkombëtar të zgjedhjeve dhe nuk i përket asnjë partie në veçanti.