E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndarja e mandateve, komisionii Ligjeve miraton: Skema si 2009

TIRANE-  Komisioni i Ligjeve miratoi propozimin e relatorit, deputetit të PD-së, Edi Paloka, për ndarjen e mandateve sipas skemës 2009. Propozimi është miratuar vetëm me votat e mazhorancës ndërkohë që opozita opozita votoi kundër.

Më përpara në komision raportuan Kryetarja e KQZ-së Lefteri Lleshi dhe nënkryetari Denar Biba në lidhje me  vendimin e KQZ-së për t'ia kaluar Kuvendit këtë kompetencë pasi vendimi nuk u votua me shumicë të cilësuar. Raportimi u kërkua nga socialistët, pikërisht dje nënkryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj para se të merret një vendim për ndarjen e mandateve.  Maxhoranca në Komisionin e Ligjeve i propozoi Kuvendit të ndajë mandatet e deputetëve nëpër 12 qarqe sipas skemës së 2009-ës.

Kryetarja e KQZ-së Lefterie Lleshi duke dhënë shpjegime tha se situata kishte mbërritur këtu pasi tre anëtarët e zgjedhur nga PS-së se nuk votuan ndarjen e mandateve. Ajo shpjegoi se KQZ ka kryer llogaritjen e mandateve pas informacioneve të marra nga Ministria e Brendshme dhe vendimi të mos ndahen mandatet, ishte marrë pasi kjo vendimi nuk u votua me shumicë të cilësuar në KQZ.

Nga ana e tij nënkryetari i KQZ-së Biba sqaroi pse nuk votoi: Nuk erdhi informacioni që kërkuam nga Ministria e Brendshme, dhe KQZ nxitoi të votonte për mandatet.

MBLEDHJA DJE NE KOMISION
Në raportin e përgartitur nga Edi Paloka, si relator i çështjes, krahas këtij prozimi dje hidheshin dhe akuza të forta për bllokim ndaj 3 anëtarëve të majtë të KQZ. "Biba na e bën të qartë me gojën e tij se si jurist, si profesionist njeh si legjitime dhe të vërtetë shkresën e Ministrisë së Brendëshme, por si militant politik është i detyruar të zbatoi shkresat dhe urdhërat të përfaqësuesit të PS në Komisionin Qëndrorë të Zgjedhjeve. KQZ-ja ezauroi plotësisht rrugën e saj administrative për të marrë në shqyrtim dhe vendosur për çështjen e caktimit të numrit të mandateve për zonat zgjedhore për zgjedhjet e 23 qershorit 2013. Kuvendi ka kompetecën e plotë ligjore të miratojë caktimin e mandateve të deputetëve të çdo zonë zgjedhore për zgjedhjet që zhvillohen në 23 qershor 2013", tha Paloka.

Kjo hasi debate mes anëtarëve. Fatmir Xhafa i socialistëve kërkoi shtyrjen e vendimmarrjes për ditën e sotme, kur do të raportojnë përballë njëri-tjetri kryetarja e KQZ-së Lefteri Lleshi dhe nënkryetari Denar Biba. "Jemi duke e futur Kuvendin përmes këtij debati, në një precedent tejet të rrezikshëm, me pasoja të rëndësishme për proceset zgjedhore në Shqipëri.Në një precedent shumë të rrezikshëm për aftësinë për të bërë zgjedhje të lira e të ndershme. Do të ishte një barrë e madhe që kjo maxhorancë do të mbante mbi supe, një barrë që nuk do ta mbante dot për hirë të së vërtetës.

Sepse nuk bëhet fjalë për një vendimmarrje të zakonshme, bëhet fjalë për themelin, për votën e lirë, për procesin zgjedhor", deklaroi Xhafa. Ndërsa kryetari i komisionit, Ilir Rusmajli deklaroi dje : "3 anëtarë të KQZ-së patën frikë të respektojnë ligjin, u trembën, u tutën, iu nënshtruan presionit dhe diktatit politik. Nuk fitohen zgjedhjet duke bërë hile. Nuk fitohen zgjedhjet duke bllokuar. Nuk fitohen zgjedhjet duke shkelur ligjin. Nuk fitohen zgjedhjet duke mbjellur një klime frike dhe terrori për lirinë e votuesve. Të dashur kolegë, zgjedhjet fitohen me këllqet tuaja. Në doni t'i fitoni duhet të vishni këpucët e të bindni popullin",tha Rusmali.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›