E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndarja e mandateve refuzohet kerkesa e opozites ne KQZ

Kërkesa e tre përfaqësuesve të opozitës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për ndarjen e mandateve është refuzuar.

Kryetarja e ketij institucioni, Lefterije Lleshi nuk e ka perfshire ne rendin e dites te mbledhjes se dates 28 janar. Permes nje njoftimi te shperndare per mediat, anetaret e propozuar nga opozita ne KQZ, thone kjo eshte nje shkelje e rende e ligjit, pasi ai iu jep te drejte dy anetareve te therrasin mbledhjen dhe te perfshihet ne rendin e ditës çdo kërkesë e ardhur nga të paktën dy anëtarë të KQZ-së”.

Ata shprehen se “me mosveprimin e saj, duke refuzuar ta vendosë kërkesën tonë në rend dite, Kryetarja e KQZ ka shkelur rëndë ligjin, dhe ka dhënë edhe një shembull tjetër të shëmtuar të dhunës së shumicës në KQZ” .  

Perfaqesuesit e opozites ne KQZ kishin propozuar qe te ishte ky institucion qe sipas Kodit Zgjedhor te bente ndarjen e mandateve per qark, ndersa akti eshte miratuar paralelisht ne komisionin parlamentar  te ligjeve nga shumica dhe propozon lenien ne fuqi ndarjen sipas zgjedhjeve te shkuara.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›