E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndarja e trojeve shqiptare me 1913 se shpejti ne Hage

PRISHTINE-Brenda pak kohesh Gjykata Nderkombetare e Drejtesise ne Hage mund te mblidhet per te shqyrtuar edhe nje rast qe lidhet me shqiptaret. Ne janar te vitit te ardhshem drejtori i Qendres se Prognozave Politike dhe Sociale ne Tirane Koco Danaj do ta paraqese nje ankese ne GJND kunder Konferences se Londres te vitit 1913 ne te cilen u vendos ndarja e trojeve shqiptare.

Ne nje bisede per Kohen Ditore Danaj ka konfirmuar se ka mbledhur gjithe materialin me fakte e deshmi se ajo konference ne te cilen u moren vendime ne dem te shqiptareve 103 vjet me pare eshte e paligjshme. Per kete arsye profesori Danaj do te kerkoje nje mendim te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise nese Konferenca e Londres mori vendim te paligjshem dhe ne dem te shqiptareve.

Perderisa na thone veproni ne menyre demokratike ne po veprojme sic do bota - ne menyre demokratike. Pra perjashtojme dhunen perjashtojme luften ka thene ai duke e vleresuar Konferencen e Londres ne te cilen perfaqesuesit e Britanise se Madhe Gjermanise Austrise Frances dhe te Rusise moren vendim ta njihnin shtetin e Shqiperise te shpallur me 28 nentor te 1912-s ne kufijte e sotem ndersa territoret e tjera shqiptare perfshire dhe Kosoven te mbeteshin jashte. Shqiptaret prej asaj kohe mbeten te ndare ne pese shtete. Per ta ndryshuar kete realitet dhe per ta krijuar ate qe profesor Koco Danaj e quan Shqiperia natyrale per ate cfare ka hartuar edhe nje platforme dhe nje liste ne te cilen jane nenshkruar qindra intelektuale shqiptare nga te gjitha viset shqiptare ne tetor te ketij viti do te kerkoje mendimin e GJND-se shprehet sot e perditshmja kosovare Koha Ditore.

d.b/BalkanWeb Lidhje te tjera VIDEO Ndarja e trojeve shqiptare me 1913 se shpejti ne Hage

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›