E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ndarja nga jeta e Arben Tafajt, Basha: Politikan dhe kontributor i palodhur në shërbim të Tiranës

TIRANË, 3 dhjetor/ATSH/ Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha shprehu sot ngushëllime për ndarjen e parakohshme nga jeta të Arben Tafajt, politikan dhe kontribues i shquar për Tiranën dhe komunitetin.

“Pikëllues lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të Arben Tafajt, politikan dhe kontributor i palodhur në shërbim të Tiranës, komunitetit dhe traditës së kryeqytetit, që e deshi fort dhe e promovoi me çdo ditë të punës së tij”, u shpreh Basha në një mesazh në rrjetet sociale.

“Në këto momente të vështira, mendimet dhe lutjet e mia shkojnë për familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e shumtë. U gjendem pranë në këtë humbje të madhe dhe u them se duhet të ndihen krenarë për kujtimin dhe trashëgiminë që la pas Arbeni. U prehtë në paqe!”, përfundoi Basha.

Familja Tafaj njoftoi paraditen e sotme për ndarjen nga jeta të Arben Tafajt, kryetar i shoqatës “Tirana”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›