Ndarja nga jeta e Bashkim Zenelit, reagon Veliaj: Shqipëria humbi një diplomat të shquar dhe intelektual brilant

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ka shprehur trishtimin për ndarjen nga jeta një ditë më parë të ish-deputetit dhe diplomatit Bashkim Zeneli, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Veliaj e ka cilësuar atë si një mik fisnik duke kujtuar me mirënjohje edhe gjestet e tij njerëzore.
Kryebashkiaku i shpreh ngushëllimet familjes së tij teksa e ka e cilësuar ish-deputetin si një intelektual të shquar.


Postimi i plotë:
Lamtumirë, i dashur Bashkim!
Shqipëria humbi një diplomat par excellence, Partia Socialiste një intelektual brilant, ndërsa unë një mik fisnik, që nuk do ta harroj kurrë.
Edhe në ditët e tij më të vështira, Bashkimi fisnik gjeti kohën dhe kujdesin të më kujtonte, duke më dërguar dy librat e tij të mrekullueshëm. Një gjest njerëzor që do ta ruaj gjithmonë me mirënjohje.
Ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe të gjithë atyre që patën privilegjin ta njihnin.
U prehsh në paqe, mik i shtrenjtë!
Erion Veliaj