Ndarja nga jeta e Luan Omarit, Braçe: Kushtetuta humbi një nga themeluesit e saj, do ketë përjetë mendimin e tij në themele!

Deputeti Erion Braçe ka reaguar për ndarjen nga jeta të profesor Luan Omarit, një prej themeluesve të Akademisë së Shkencave, i cili u shua në moshën 101-vjeçare.
Përmes një mesazhi në rrjete sociale Braçe vlerëson kontributin e profesor Omarit për Shqipërinë, Republikën dhe drejtësinë, duke e cilësuar atë si një nga njerëzit e mëdhenj të vendit.
Deputeti thekson se Kushtetuta shqiptare humbi një prej themeluesve dhe mbrojtësve të saj, ndërsa trashëgimia e tij do të mbetet pjesë e rëndësishme e drejtësisë kushtetuese dhe sociale.


Regimi i Erion Braçe:
Profesor Luan Omari është një nga të mirët e mëdhenj në këtë vend; i ditur dhe i paqtë!
U shua sot; 101 vjeç luftë, dije, kontribut për Republikën, Shqipërinë, drejtësinë!
Kushtetuta jonë, humbi sot një nga themeluesit e saj, mbrojtësit besnikë;
Drejtësia kushtetuese e sociale, do ketë përjetë mendimin e tij në themele!
Pafund mirënjohës për luftën, punën, dijen e një jete!
Lajmi kryesor: