E Martë, 3 Nëntor 2026

Ndarja nga jeta e Margarita Xhepës, Rama: Lamtumirë Yll

TIRANË, 3 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të aktores së njohur Margarita Xhepa, e cila u nda jeta në moshën 91-vjeçare.

Në një postim në rrjetet sociale Rama publikoi një kolazh fotosh nga jeta artistike e ikonës së kinematografisë shqiptare.

“LAMTUMIRË YLL”, shkruan Rama.

Margarita Xhepa, një nga zonjat më të mëdha të teatrit dhe filmit shqiptar, gjatë karrierës së saj, ka krijuar mbi 150 role në teatër dhe 32 role në kinematografi.

Veç çmimeve dhe titujve në karrierën e saj artistike si “Artiste e Popullit”, Margarita Xhepa është nderuar me titullin e lartë “Nder i Kombit”, si dhe është nderuar me dekoratën “Gjergj Kastriot Skënderbeu”.

/k.s/r.e//a.f/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›