Ndarja nga jeta e akademikut Rexhep Qosja, Begaj: Një nga mendjet më të bukura të kulturës dhe mendimit shqiptar

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas lajmit të trishtë të ndarjes nga jeta të akademikut Rexhep Qosja. Teksa e ka vlerësuar si një prej mendjeve më të bukura të kulturës dhe mendimit shqiptar, kreu i shtetit i shpreh ngushëllimet familjes e të afërmve të të ndjerit.
“Një akademik i rrallë iku nga Panteoni… Rexhep Qosja ishte një nga mendjet më të bukura të kulturës dhe mendimit shqiptar.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, të afërmve dhe miqve. Pusho në paqe, Profesor”, shkruan Begaj në rrjetin social Facebook.
Akademiku Rexhep Qosja u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare, ndërsa u përcoll për në banesën e fundit këtë të enjte (23 prill), pa një ceremoni zyrtare apo pritje publike, sipas amanetit të tij.
Rexhep Qosja konsiderohej një nga figurat më të rëndësishme të mendimit dhe kulturës shqiptare, me kontribute të shumta në letërsi dhe studime albanologjike.
/rtsh.al/