E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ndërhyrje në sistemin TIMS/ Prokuroria përfundon hetimet për ish drejtorin e IT në Policinë e Shtetit, e merr të pandehur

Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet për Ervin Muçën, ish drejtorin e IT në Policinë e Shtetit dhe e ka marrë të pandehur për ndërhyrje në sistemet kompjuterike. Ai akuzohet për ndërhyrje në sistemin TIMS.

Për këtë dosje, Prokuroria e Tiranës ka veçuar dosjen në një procedim të ri dhe po heton për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Prokuroria e Tiranës thotë se ka arritur të dokumentoj se nga Ervin Muça, në cilësinë e drejtorit të Teknologjisë dhe Informacionit, ka pasur hyrje dhe eksportim të të dhënave të paautorizuara nga sistemi TIMS./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›