E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërkombëtarët në Kosovë: Integrimi në BE kërkon reforma të thella

Prishtinë, 09 Maj, NOA - Vendet që synojnë integrimin në Bashkimin Evropian duhet të kalojnë nëpër reforma rrënjësore politike dhe ekonomike, tha sot në Prishtinë, shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian, Renzo Davidi. Këto komente ai i bëri në një debat të organizuar në Ditën e Evropës, ku morën pjesë edhe zyrtarë të Qeverisë së Kosovës.

Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Prishtinë, Renzo Davidi, tha se para integrimit në Bashkimin Evropian, vendet duhet të transformohen duke krijuar një qëndrueshmëri politike dhe ekonomike, ku do të respektohen të drejtat universale të njeriut.

Kriteret politike kanë të bëjnë me ndërtimin e një shoqërie demokratike, në të cilën respektohen të drejtat universale të njeriut, kurse kriteret ekonomike kërkojnë krijimin e një ekonomie tregu, tha Renzo Davidi.

Ky transformim, vijoi ai, nuk është i lehtë dhe kërkon shumë mund dhe djersë. Por, plotësimi i kritereve për integrim në BE, sipas zyrtarit evropian, nuk duhet nënkuptuar vetëm si synim për tiu bashkuar Evropës, por edhe si qëllim i zhvillimit të brendshëm të një shteti.

Ky është një proces që kërkon një vendosmëri të lartë politike dhe përkushtim, si nga lidershipi, ashtu edhe shoqëria e një vendi, tha Davidi.

NOA/RFE

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›