Nderron jete atletja etiopiane Legesse

Një atlete etiopiane ndërroi jetë në Nju Jork, ditën e mërkurë, në rrethana ende të paqarta.
Mersekem Legesse, 26 vjeç, humbi ndienjat ndërsa ishte duke drekuar me të birin 2-vjeçar në një restorant kinez. Sportistja, tetë muajshe shtatzanë, u shoqërua me urgjencë në spital, ku mjekët arritën të shpëtonin foshnjen, por jo nënën. Dyshimet e para mbi këtë vdekje misterioze bien mbi ndonjë ndalim kardiak. Legesse, një atlete e 1 500 metrave, kishte marrë pjesë në disa kompeticione madhore, midis të cilave edhe Lojrat Olimpike të Athinë 2004-s, ku arriti të kualifikohej në baterinë finale dhe të renditej e dyta. / Top Channel