Nderron jete ish-presidenti Ramiz Alia

Ramiz Alia, udhëheqësi i dytë dhe i fundit komunist i Shqipërisë, ndërroi jetë në Senatoriumin e Tiranës për shkak të komplikacioneve në mushkëri.
Ramiz Alia u shua rreth orës 07:00 të mëngjesit të së premtes në moshën 86-vjeçare.
Presidenti i parë i republikës pluraliste të Shqipërisë ishte shtruar disa herë në reanimacion për shkak të problemeve të tij shëndetësore.
Ramiz Alia vuante nga mpiksja e gjakut në mushkëri dhe prej disa ditësh ishte i shtruar në sanatorium.
Ramiz Alia lindi më 18 tetor 1925 në Shkodër. Ai u bashkua me lëvizjen komuniste pa mbushur ende 20 vjeç dhe u rrit shpejt nën patronazhin e Enver Hoxhës duke u bërë pjesë e Byrosë Politike të Partisë së Punës së Shqipërisë në vitin 1961.
Ramiz Alia është udhëheqësi i dytë dhe i fundit komunist i Shqipërisë (1985-1991). Gjithashtu ai ka qenë presidenti i parë i Shqipërisë postkomuniste (1991-1992). Dha dorëheqjen nga posti i presidentit më 3 prill 1992, pas zgjedhjeve të përgjithshme të fituara nga Partia Demokratike.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Arvizu: Sërish në udhëkryq
Topi: Politikanët ndryshe flasin e ndryshe veprojnë
“NATO, integrimi kërkon dhjetë vjet”
Buxheti faktik 2010 miratohet mes debatesh
Arvizu: Letra flet vetë