E Martë, 3 Nëntor 2026

Ndërron jetë kapiteni legjendar i Portos, fitoi Champions League nën drejtimin e Jose Mourinho

Jorge Costa, ish-futbollisti dhe kapiteni i Portos, u nda nga jeta në moshën 53-vjeçare.

Drejtori teknik i Portos pësoi një atak kardiak, pak minuta pasi kishte dhënë një intervistë në mëngjesin e sotëm.

Jorge Costa u asistua nga mjekët e klubit, të cilët ndërhynë edhe me defibrilator, derisa mbërriti ambulanca për ta dërguar në spital.

Ish-futbollisti i cili ngriti Champions League në vitin 2004, kur Porto drejtohej nga Jose Mourinho, kishte pësuar një atak kardiak edhe në vitin 2022, por asokohe ia kishte dalë të mbijetonte.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›