Ndërron jetë pas 6 ditësh nëna e 3 fëmijëve, që u qëllua me plumb në kokë nga i dashuri

Pas 6 ditësh në spitalin rajonal të Shkodrës, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm Anila Ndoka Prendushi.
Ajo u qëllua me pistoletë nga i dashuri i saj Kolë Manaj, i cili më pas vrau veten.
Plumbi i kishte prekur një pjesë të trurit dhe gjatë gjithë kësaj periudhe ishte në repartin e reanimacionit në gjendje të rëndë për jetën.
44 vjeçarja ishte nëna e tre fëmijëve, 20, 18 dhe 9 vjeç.