E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ndërtim pa leje në Rrugën e Dibrës, sekuestrohet sipërfaqja shtesë

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit, në bashkëpunim me Policia e Shtetit, ka ndërhyrë në një objekt në rrugën “Llukë Kaçaj”, rruga e Dibrës, në Njësinë Administrative nr. 4 në Tiranë, pas dyshimeve për shkelje të lejes së ndërtimit. Objekti prej 9 katesh ndërtohet nga Mirson 2A shpk.

Sipas autoriteteve, gjatë kontrollit në terren, për të cilin është mbajtur akt-konstatimi nr. 8827, datë 7 maj 2026, janë konstatuar rreth 2550 metra katrorë shtesë të ndërtuara në kundërshtim me lejen e miratuar. Po ashtu, është evidentuar edhe përdorimi i objektit pa certifikatë përdorimi.

Nga verifikimet rezulton se tejkalimi i sipërfaqes ndërtimore është mbi 20% të totalit të miratuar, duke kaluar kufirin e parashikuar nga Akti Normativ nr. 8, datë 1 tetor 2025.

Në këto kushte, bazuar në parashikimet ligjore në fuqi, autoritetet bëjnë me dije se objekti do t’i nënshtrohet masës së konfiskimit për interes publik.a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›