E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ndërtimet pa leje, Manja: 10 milionë euro për kompensimin e ish-pronarëve

Qeveria ka marrë vendimin për kompensimin e ish pronarëve, pronat e të cilëve janë zënë nga ndërtimet pa leje.

Ishte Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i cili pas mbledhjes së qeverisë sqaroi për mediat se bëhet fjalë për një vlerë rreth 10 milionë euro e cila kompenson një sipërfaqe prone rreth 90 mijë metra katrorë, ndërsa renditi edhe drejtoritë nga të cilat do bëhet kompensimi.

“Kompensimi i ish pronarëve për pasuritë e zëna me legalizime në këto drejtori: Agjencia Shtetërore e Kadastrës Tirana veri, Tirana jug, Tirana rurale 1, Tirana rurale 2, Lezhë, Kamëz-Vorë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Sarandë, Gjirokastër, Kavajë, Shkodër, zonat e stimuluara, Kuçova, Korça, Kukësi, Kruja, Vlora dhe Fieri.

Sot kemi kaluar këtë vendim të Këshillit të Ministrave për kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronat e të cilëve janë zënë nga ndërtimet pa leje.

Është një vlerë rreth 10 milionë euro dhe që kompenson një sipërfaqe prone rreth 90 mijë metra katrorë.

Ata ish-pronarë, pronat e të cilëve janë zënë nga ndërtimet informale do marrin kompensimin në vlerë në masën 10 mln euro për gjithë këto ish-pronarë në gjithë këto bashki që përmenda”, deklaroi Manja.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›