E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërtimet pa leje në Sarandë/ Prokuroria lëshon urdhër-arreste për efektivë, zyrtarë të IMT dhe biznesmenë

Prokuroria e Sarandës ka lëshuar mbi dhjetëra urdhëra arreste për efektivë të Komisariatit të Sarandës, zyrtarë lokalë si dhe biznesmenë apo ndërtues.

Mësohet se janë 4 urdher arreste për efektivë të Komisariatit të Sarandës, 4 për zyrtarë të IMT Sarandë dhe 4 për ndërtues.

Nga efektivët e Komisariatit, është caktuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” për Blerim Tafçiu, dhe “Arrest në burg” për efektivët Kristofor Shkrepa dhe Kastriot Sotka.

Në kërkim është oficeri i krimeve Irakli Koçiaj.

Nga zyrtarët e IMT të Bashkisë Sarandë nuk është arritur të kapet asnjë.

Ndërsa nga ndërtuesit është kapur vetëm pronari i Hotel “Oasis”, Alqi Papa, ndërsa tre të tjerë janë në kërkim.

Ata dyshohen për vepra të ndryshme penale që lidhen me ndërtimet pa leje në Sarandë e Ksamil. Një operacion i gjerë i Drejtorisë së Policisë Vlorë dhe Komisariatit të Sarandës është duke u zhvilluar./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›