Ndertimi godet buxhetin

Prej vitit 2009, sektori i ndërtimit në vend nuk po mundet të dalë nga ngërçi i krizës. Ishin bankat të parat dhe më pas mungesa e lejeve të ndërtimit që e vendosën sektorin në një situatë të vështirë.
Gazeta “Shqip” shkruan se, edhe pse situata ekonomike në tërësi ka ndryshuar, me banka që kanë liruar dorën e kreditimit dhe me leje të zhbllokuara, sërish ndërtimi ndodhet në ngërç, për të mos thënë në gjendje kolapsi, aq sa po i kushton rëndë edhe vetë buxhetit të shtetit.
Ajo çfarë po ndodh me sektorin më të madh në vend, (kontributi në PBB është 14%), duket qartë nga shifrat e Ministrisë së Financave lidhur me pagesën Problem mbetet mungesa e kredive nga bankat. Kërkojmë ndërhyrje nga qeveria për ofrimin e garancive
Ilir Hebovija
N/drejtor i Shoqatës së Ndërtuesve e taksave, më konkretisht të TVSH-së.
Të dhënat e konfirmuara, për 7-mujorin 2011, mbi situatën e shitjeve dhe pagesës së TVSH-së, e nxjerrin ndërtimin sektorin më të dobët, ndër pesë fushat kryesore në ekonomi.
Gjatë kësaj periudhe, kontributi i këtij sektori në taksën e vlerës së shtuar ka rënë me mbi 35 për qind, në raport me 7-mujorin e kaluar të 2010-s, ose gati 15 milionë dollarë më pak.
Aktiviteti privat ka rënë ndjeshëm, aq sa ka detyruar rreth 20 firma ndërtimi të mbyllin biznesin, duke shtuar kështu radhën e të papunëve.
Drejtues të Shoqatës së Ndërtuesve thonë se vijon të mbetet problem mungesa e kredive nga bankat dhe se kërkojnë ndërhyrje nga qeveria për ofrimin e garancive.
“As bankat nuk na japin më kredi”, shprehet Ilir Hebovija, n/drejtor ekzekutiv i shoqatës. Niveli deficit prej 35 për qind në arkëtimin e TVSH-së do të thotë ndryshe po aq volum pune mangët i realizuar.
Goditjen më të madhe ndërtimi e mori në vitin 2010, ku në korrik qeveria vendosi të ndërpriste investimet publike me vlerë 400 milionë dollarë, për shkak të krizës me financat.
Sikur të mos mjaftonte ky kufizim, ndërtuesit panë këtë vit një tjetër shkurtim të shpenzimeve, me rreth 180 milionë dollarë, sërish te pjesa e punëve publike.
Shoqata ankohet edhe për borxhet e shtetit, për punë të kryera, por ta palikuiduara nga Ministria e Transporteve dhe Punëve Publike.
INSTAT raportoi së fundmi se aktiviteti i ndërtimit në tremujorin e parë të vitit 2011 pati rritje me 4.8 për qind krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2010 dhe me 11.8 për qind krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2010.
Punët nuk shkojnë mirë as në sektorin e shërbimeve (bankat dhe kompanitë celulare), ku kontributi në pagesën e TVSH-së është ulur në 24 për qind.
Sipas Ministrisë së Financave, ulja e tarifave për bisedat celulare ka bërë të mundur reduktimin e të ardhurave nga TVSH-ja, taksa që paguhet në fund nga konsumatori.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Të ardhurat e shqiptarëve hyjnë në krizë
Kriza e konsumit që mbërtheu Shqipërinë që nga fillimi i këtij viti, duket se po jep efektet e veta edhe te të ardhurat personale, të cilat fillimisht nuk shfaqën probleme.
Bursat europiane goditen nga qëndrimi gjerman
Bursat europiane kanë regjistruar rënie gjatë ditës së sotme, pasi Gjermania paralajmëroi se një plan për të shpëtuar Europën nga borxhet e shumta mund të mos jetë gati deri në fundjavë. Taksat, 2011-ta viti më i keq
Në shtator qeveria mblodhi nga taksat dhe burimet e tjera financiare 22.5 milionë dollarë më pak se sa e njëjta periudhë e një viti më parë. Kriza greke ndihet në Gjirokastër
Kriza në Greqi është ndjerë shumë në zonën e Gjirokastrës, ku janë të përqendruara ndërmarrje të përbashkëta, kryesisht në industrinë e fasonëve. Bode: Nuk i prekim taksat
Ministri i Financave, Ridvan Bode komenton për herë të parë në një intervistë për Top Channel zërat që vijnë nga disa ekspertë, kryesisht të majtë, për braktisjen e taksës së sheshte dhe rikthimin te taksat progresive, ku të pasurit duhet të paguajnë më shumë.
Lajmet kryesore
Të ardhurat e shqiptarëve hyjnë në krizë
Reduktohen hyrjet në buxhet nga tatimi mbi të ardhurat
Turi i Topit, vizitë në Kucovë
“Meta-Prifti”, videoja u kalon ekspertëve
Grupi i PS: Jo ligjit të mbeturinave