Ndërtimi i aksit Korçë – Ersekë, rruga pritet të jetë gati për sezonin turistik

Po ecen me ritme të shpejta ndërtimi i rrugës Korçë – Ersekë. 5 kilometrat e parë janë asfaltuar ndërkohë që kompania po punon intensivisht në të gjithë segmentin.
Ecuria e punimeve është favorizuar nga moti i thatë me temperatura të ulta çka ka bërë që të punohet pa ndërprerje.
Ndërtimi i rrugës së re pritet të shkurtojë me 10 kilometra distancën Korçë-Ersekë duke bërë që produktet bujqësore të zonës të mbërrijnë më shpejt në tregje dhe me një kosto më të ulët.
Aksi i ri gjithashtu pritet të nxisë zhvillimin e mëtejshëm turistik të juglindjes së vendit.
/rtsh.al/