Ndërtimi i serrave diellore, Denaj: Mbështetje deri në 15 milionë lekë për hektar

TIRANË, 1 tetor/ATSH/ Ndërtimi i serrave diellore të reja do të mbështetet financiarisht nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Ministrja Anila Denaj bëri të ditur se mbështetje për ndërtimin e serrave diellore të reja marrin fermerët që do të ndërtojnë një serrë nga 0.2 ha deri në 2 ha.
Afati i aplikimit është deri më 8 nëntor. Masa e përfitimit shkon deri në 15 milionë lekë për hektarë për serrat e prodhimit të perimeve dhe deri në 8 milionë lekë për hektarë për serrat e prodhimit të rrushit për tavolinë
Për serrat e prodhimit të luleshtrydheve mbështetja shkon deri në 4 milionë lekë për hektarë.
/r.e/a.f/