Ndërtoi pa leje, arrestohet 20-vjeçari në Sarandë

TIRANË, 7 gusht /ATSH/ Policia e Sarandës njoftoi sot se ka arrestuar një 20-vjeçar pasi kishte ndërtuar pa leje një objekt.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin E. Rr., 20 vjeç, banues në Sarandë, pasi u konstatua se kishte ndërtuar pa leje një objekt”, njoftoi polici.
Gjithashtu, sipas policisë u bë shpallja në kërkim e shtetasit B. M., 43 vjeç, banues në Sarandë, i cili dyshohet se ka ndërtuar një tjetër objekt pa leje, në lagjen nr. 3, Sarandë.
/m.q//a.f/