E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndeshja Milan- Barcelona, shqiptari masakrohet me thikë në Itali

E enjte, 15 shtator 2011, NOA- Një zënkë banale menjëherë pasi futbollisti Thiago Silva kishte bërë një gol në ndeshjen e Champions League mes Milan dhe Barcelonës, bëri që një 38 vjeçar shqiptar të përfundojë në spital duke luftuar mes jetës dhe vdekjes.
I plagosuri i cili mbështeste Barcelonën dhe një tifoz milanist i moshës 51 vjeçare Carmelo La Rosa nga Siçilia, u vërshua drejt tifozit kundërshtar duke e goditur furishëm me thikë.
Pas kësaj shqiptari i plagosur i cili mban inicialet K.I u dërgua në gjendje të rëndë sepse thika e ka goditur në arterie.
Ndërkaq në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë agjentët e Pescara-s, të cilët arrestuan direkt agresorin.
Mësohet se të dy personazhet e ngjarjes njiheshin me njëri-tjetrin, ishin muratorë dhe punonin për të njëjtën firmë, por ndeshja ku bënin tifo për dy skuadra të ndryshme bëri që njëri të përfundojë në burg e tjetri në shtratin e lëngimit.
a.y/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›