Ndeshja Shqipëri-San Marino, policia masa për garantimin e rendit dhe sigurisë

TIRANË, 6 tetor /ATSH/ Policia e Shtetit ka marrë masa për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit Shqipëri–San Marino.
Policia njoftoi se janë angazhuar për garantimin e perimetrit përreth stadiumit, orientimin dhe ndihmën e tifozëve e qytetarëve, si dhe menaxhimin e qarkullimit rrugor.
Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e tifozëve, sportdashësve dhe qytetarëve për masat shtrënguese të marra në interes të sigurisë së aktivitetit.
/m.q/j.p/