Ndeshja e Paqes, Kumbulla: Të ndihmojmë në ndalimin e luftës

Roma dhe Lacio drejt Ndeshjes së Paqes. Konferenca për shtyp për prezantimin e edicionit të tretë të aktivitetit bamirës u zhvillua në selinë e Radio Vatikanit. Ndeshja është planifikuar të zhvillohet më 14 nëntor, në stadiumin Olimpik të Romës. Përfaqësues të Romës ishin Marash Kumbulla dhe drejtori i departamentit të marrëdhënieve me publikun, Francesco Pastorella. Nga ana tjetër për Lazion, presidenti Claudio Lotito dhe Ciro Immobile.
“Dua të falënderoj të gjithë për mundësinë – tha Marash Kumbulla -. Në këtë tavolinë nuk ka kundërshtarë. Është vetëm ekipi i paqes dhe ne duhet të bëjmë tifo për atë ekip atje. Ne futbollistët nuk mund ta ndalim luftën, por me këtë ngjarje mund të sjellim sa më shumë njerëz që të ndërgjegjësohen dhe të informohen. Në mënyrën time të vogël, së bashku me shokët e mi nga Roma, duam ta bëjmë këtë çdo ditë dhe të ndihmojmë Atin e Shenjtë”.