E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndeshja kunder Suedise Franca fton Abidal

Franca do të ketë një tifoz special në ndeshjen kundër Suedisë. Presidenti i federatës franceze të futbollit, Noel Le Gren i ka bërë një ftesë Erik Abidal për të qenë i pranishëm në sfidën kundër Suedisë në stadiumin e Kievit.

“I bëra ftesë Abidal të ndjekë nga afër ndeshjen me Suedinë”, tha Le Gren.

Nëse do të marrë autorizimin nga mjekët, Abidal do të niset nga Barcelona ditën e martë, ditën kur edhe do të zhvillohet ndeshja për t’u rikthyer një ditë më pas.

Abidal është në shtëpinë e tij, është më mirë dhe ka shprehur dëshirën për një udhëtim, tha Le Gren.

Erik Abidal iu nënshtrua në muajin prill një transplanti në mëlçi, pikërisht pas operacionit të kryer si pasojë e një tumori në këtë pjesë të trupit.
Euro2012
Gjermania i lë Holandës vetëm matematikën
Dhuna, UEFA ndëshkon Rusinë
Portugalia djersin, por fiton ndaj Danimarkës

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›