E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndeshja ndaj Bosnjes Kuzhe shpall listen e te perzgjedhurve

style=positionrelativez-index2>

Trajneri i kombetares Josip Kuzhe publikoi dje listen zyrtare te futbollisteve te thirrur per ndeshjen kualifikuese te Euro 2012 ate kunder Bosnje-Hercegovines. Per takimin qe do te luhet ne Zenica me 7 qershor trajneri kroat ka rithirrur pas nje mungese te gjate portierin Isli Hidi nderkohe qe rikthehen pas demtimeve mbrojtesi Debatik Curri dhe sulmuesi Edmond Kapllani.

Dilema e Kuzhese

Qe Samir Ujkani eshte per momentin numri 1 i portes kuqezi kjo eshte e padiskutueshme por me grumbullimin e Isli Hidit vihet ne dyshim prania e Arjan Beqajt ne stolin e rezervave. Prania fizike e Beqajt qofte vetem ne seancat stervitore eshte mbeshtetje e madhe morale sidomos per Ujkanin ndaj kroati ka preferuar ta kete 36-vjecarin ne krah para kesaj sfide te rendesishme.

Ne fakt veshtire te ndodhe qe Kuzhe te mbaje ne stol Beqajn dhe Hidin ne tribune per arsyen e thjeshte se portieri i Ermisit Qipro nuk eshte aktivizuar qofte nje ndeshje gjate fazes se dyte te sezoni per arsye dokumentacioni. Ndersa Hidi i cili zuri pikerisht vendin e Beqajt te Olimpiakos Nikosia ne muajin janar e nisi mire fazen e dyte por ne fund e prishi me konsensus marreveshjen me drejtuesit e kesaj skuadre. Per momentin Beqaj ka zgjatur kontraten per nje vit me Ermesin po nuk ka luajtur per muaj te tere nga ana tjeter Hidi ka luajtur ne kampionatin qipriot me Olimpiakosin e Nikosias por nuk ka nenshkruar me ndonje skuader ndonese perflitet per kalimin e tij tek Arisi i Limasolit serish ne kampionatin qipriot. Samir Ujkani do te jete titullari i portes se Shqiperise ndaj Bosnjes ndersa zevendesuesi i tij do te zbulohet pas disa ditesh.

Ecuria

Ne ndeshjen e pare kunder Bosnjes te zhvilluar me 8 tetor 2010 ne Qemal Stafa Shqiperia nuk shkoi me shume se barazimi 1-1. Sulmuesi boshnjak Vedad Ibishevic shenoi i pari ne minuten e 21-te nderkohe qe barazoi Klodian Duro per kuqezinjte ne te 45-2. Duhet te theksojme se trajneri Kuzhe e ndoqi ndeshjen i shtruar ne Spitalin Amerikan te Tiranes pas nje goditjeje cerebrale. Sa i perket ndeshjes se fundit te zhvilluar Shqiperia fitoi 1-0 me Bjellorusine gol i Hamdi Salihit cka beri qe qeveria Berisha te shperblente kombetaren me 225 mije euro. Keshtu pas pese ndeshjeve te para ne kualifikuese Shqiperia ka grumbulluar 8 pike po aq sa Bjellorusia e vendit te dyte. Bosnja e katerta ka koleksionuar 7 pike ne 4 ndeshje. Franca kryeson grupin tone me 12 pike.

LISTA

Portiere Arjan Beqaj Isli Hidi dhe Samir Ujkani.

Mbrojtes Andi Lila Debatik Curri Armend Dallku Kristi Vangjeli Ansi Agolli Lorik Cana Admir Teli dhe Endri Vrapi.

Mesfushore Ervin Bulku Altin Lala Ervin Skela Gjergji Muzaka Elis Bakaj dhe Klodian Duro.

Sulmues Hamdi Salihi Edmond Kapllani dhe Erion Bogdani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›