E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndezi zjarr në Parkun e Dajtit duke rrezikuar masivin pyjor, arrestohet 62-vjeçari

Në Tiranë është finalizuar operacioni policor i koduar “Safe”, gjatë të cilit është arrestuar një 62-vjeçar i dyshuar për zjarrvënie në zonë të mbrojtur.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bulcesh, në afërsi të liqenit të Digës së Liqeni i Bovillës, brenda kufijve të Parku Kombëtar i Dajtit, ku ishte raportuar rënie zjarri.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit M. I., 62 vjeç.

Sipas hetimeve paraprake, ai dyshohet se ka ndezur zjarr në një sipërfaqe pyjore, duke rrezikuar përhapjen e flakëve në masivin e parkut, pjesë e zonave të mbrojtura natyrore.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

Policia e Tiranë apelon për qytetarët që të shmangin ndezjen e zjarreve, qoftë edhe nga pakujdesia, duke paralajmëruar pasoja ligjore. Gjithashtu, fton qytetarët të denoncojnë çdo rast në numrin 112, duke garantuar anonimat dhe reagim të shpejtë.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›