E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndihma per Gazen

Ne samitin e udheheqesve evropiane dhe te Lindjes se Mesme, eshte shprehur mbeshtetje nderkombetare per armepushimin ne Rripin e Gazes dhe i eshte bere presion Izraelit qe t'i terheqe trupat. Duke folur pas takimit ne resortin Sharm el-Sheikh,Kryeministri britanik, Gordon Broun tha se perveç rritjes se mjeteve finansiare humanitare, vendi i tij do t'i ndihmoje tw plagosurit, si dhe do rindertoje ndertesat e demtuara dhe pastroje bombat e pashperthyera. Pjesemarresit premtuan ndihma dhe mbeshtetje teknike per te ruajtur armepushimin. Ata gjithashtu e theksuan rendesine e heqjes se bllokades, ne menyre qe te hyjne ndihmat humanitare, t'i jepet fund trafikimit te armeve dhe te krijohet shteti i perbashket palestinez. Presidenti i Egjiptit Hosni Mubarak tha "Shteti palestinez eshte rruga e vetme per ta arritur kete paqe". Sekretarja e Shtetit, Condoleezza Rice tha se Shtetet e Bashkuara presin qe te gjitha palet menjehere t'i ndalin sulmet dhe aksionet armiqesore. Presidenti i Frances Nicolas Sarkozy tha se Izraeli "duhet te premtoje se do te largohet nga Gaza nese pushojne rakatat".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›