E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ndiqet dhe kapet Benzi i mbushur me heroinë pranë Rinasit, pranga 31-vjeçarit Armando Papa

Antidroga e Tiranës ka kryer një tjetër goditje ndaj grupeve kriminale të lëndëve narkotike.

Një 31-vjeçar është arrestuar, pasi në automjetin e tij u gjetën mbi 41kg heroinë.

Në prangat e policisë ka rënë Armando Papa, ndërkohë që blutë kanë shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij.

Sipas policisë, 31-vjeçari po udhëtonte me mjetin e tij tip “benz” në drejtim të Rinasit, kur është ndaluar dhe i janë gjetur 62 pako me heroinë.

Në kuadër të operacionit është sekuestruar edhe mjeti me të cilin po udhëtonte i riu. Mësohet se Papa është banues në Fushë-Kuqe të Kurbinit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›