“Ndizet drita jeshile për rrugën e vjetër Kombinat-Ndroq-Plepa”, Rama: Do t’i shërbejë Shqipërisë turistike!

Kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin se ka nisur rindërtimi i rrugës së vjetër Kombinat-Ndroq-Plepa.
Me anë të rrjeteve sociale, Rama ka ndarë dhe imazhet e para të nisjes të punimeve duke shkruar se, “ndizet drita jeshile për rrugën e vjetër Kombinat-Ndroq-Plepa, ku ka nisur rindërtimin e segmentit të parë deri në Pezë-Helmes”.
Rama shprehet se ky aks do i shërbejë zhvillimit te mëtejshëm të zonës, dhe të Shqipërisë Turistike.
“U ndez drita jeshile edhe për rrugën e vjetër Kombinat – Ndroq – Plepa, ku ka nisur rindërtimi për segmentin e parë deri në Pezë-Helmës dhe do të vijojë me segmentin tjetër, deri në përfundimin e projektit të zgjerimit e rehabilitimit të plotë të këtij aksi, i cili do t’i shërbejë zhvillimit të mëtejshëm të krejt zonës, si edhe Shqipërisë Turistike me një tjetër rrugë panoramike për vizitorët e turistët e shumtë”, shkruan Rama.
/rtsh.al/