E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndjekje si në filma aksion në Los Angeles, u arratis me motorin e vjedhur dhe u fsheh në koshin e riciklimit (VIDEO)

Një ndjekje spektakolare, që dukej si skenë filmi aksion, u zhvillua të mërkurën pasdite (19/8) në Los Angeles, ku një burrë me një motor të vjedhur tentoi t’i shpëtonte policisë për më shumë se një orë.

Burri, i cili nuk mbante helmetë, drejtonte në mënyrë tejet të rrezikshme, duke kaluar mes makinave, duke hyrë në rrugica dhe madje duke dalë nga rruga për t’u shpëtuar efektivëve. E gjithë ndjekja u filmua nga ajri nga një helikopter policie.

Gjatë arratisjes nuk munguan as momentet e pazakonta. Në një pikë, ai ndaloi papritur në një pikë karburanti, por sapo pa policët që po afroheshin, u nis me shpejtësi duke marrë me vete edhe zorrën e pompës, e cila mbeti e ngecur në motor. Në një moment tjetër, ai u pa edhe duke folur në telefon ndërsa ishte në arrati.

Only in LA

Cops insist on chasing a dude on a dirt bike through South LA.

Dude calls his homies from a phone he’s holding IN HIS MOUTH and arranges for there to be a gallon of gas waiting for him in a public park!

It’s good to have friends. pic.twitter.com/HXdSN3JEeq

— Hear in LA (@hearinladotcom) August 20, 2026

Më pas, motori hyri në një park, ku burri tentoi sërish të furnizohej me karburant, duke përdorur një bidon që gjeti aty. Kur policia iu afrua, kalimtarët e frikësuar u detyruan të largoheshin me vrap, ndërsa ai arriti të largohej përsëri.

Ndjekja përfundoi kur humbi kontrollin e motorit dhe u rrëzua. Në përpjekjen e fundit për t’u shpëtuar policëve, ai u ngjit dhe u fsheh brenda një koshi riciklimi.

Policët e gjetën dhe e arrestuan pak më vonë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›