E Martë, 3 Nëntor 2026

Ndjekje si në filma, dy të rinjtë vlonjatë i arratisen policisë, efektivët i ndjekin “këmba-këmbës”

Policia e Vlorës është vënë në ndjekje të dy të rinjve, të cilët qarkullonin me një motor dhe nuk i janë bindur urdhrit të uniformave blu për të ndaluar.

Efektivë të shumtë u angazhuan për arrestimin e dy të rinjve, pasi dyshohet se ata kishin armë.

Pas disa minutash ndjekje dy të rinjtë janë kapur në hyrje të qytetit të Vlorës dhe janë shoqëruar në komisariat./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›