E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndjenjat e Edit për Rezartën

18/02/10 02:21

Eduardi, Domenika dhe Jetmiri po rrinë në ballkon. Ata bisedojnë për vajzën kosovare Rezartën. Edi është djali që i shprehu ndjenjat e tij të simpatisë Rezartës që në momentin e parë të futjes së saj në shtëpi. Tashmë gjatë festës ai vuri re që Rezi nuk ka ndjenja të njëjta për të dhe po dyshon mos ndoshta bëri gabim që i shprehu simpatinë asaj. Jetmiri i thotë Edit më thuaj një mashkull që sdo i bënte përshtypje ajo lloj femre duke iu referuar fizikut dhe paraqitjes së Rezartës. Edi thotë se ndjeu një simpati të veçantë që në momentin e parë të njohjes me Rezin. Teksa Edi shpjegon ndjenjat e tij duke thënë në një farë mënyre se është penduar, Domenika i tregon për një bisedë që kishtë bërë ajo me Rezartën. Domi e kishte pyetur Rezin se çfarë ndjente për Edin dhe Rezi i ishte përgjigjur se e pëlqente si shok, por nuk ishte e sigurt nëse mes tyre në të ardhmen mund të lindte një romancë. Ndër të tjera Domenika thotë se Hakiu dhe Valoni kishin thënë se mes Edit dhe Rezit nuk ka për të pasur kurrë një lidhje. Domi i thotë Edit se dyshonte se Rezi mund të ndikohet edhe nga fjalët e Kikës dhe Valonit.
Nga ana tjetër Jetmiri i thotë që të diskutojë një herë me Rezin për mundësinë që mund të kenë ata të dy në të ardhmen. Eduardi u thotë Domit dhe Mirit se ai dëshiron që ta bëjë një bisedë të tillë me Rezartën dhe thekson se nuk pret një përgjigje pozitive direkte, por që dëshiron ta konsumojë si bisedë. Më pas ata hyjnë në shtëpi dhe vazhdojnë të bisedojnë përsëri për Rezin, por tashmë në bisedë merr pjesë edhe banorët e tjerë. Renato sygjeron që djemtë duke i ditur ndjenjat e Edit, të mundohen që ti lënë më tepër Edit hapësirë duke u distancuar nga Rezi. Por Edi thotë e kjo nuk duhet të ndodhë, por ata duhet të njihen dhe Rezi e ka të drejtën të rrijë me kë të dojë. Biseda e tyre vazhdon duke dhënë argumenta nga më të ndryshmet dhe duke bërë thashetheme për shprehjet e Hakiut dhe Valonit.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›