Ndjesë

Redaksia e gazetës “55” u kërkon ndjesë lexuesve të vet të shumtë në internet, për shkak të pamundësimit për të përditësuar informacionet e komentet tona, prej një defekti të rëndë, që u shfaq në serverin qendror të kompanisë që na ofron shërbimin e hostingut. Avaria erdhi për shkak të një sulmi të hackers-ave, çka pamundësoi ofrimin e mëtejshëm të shërbimit. Duke shpresuar që defekte të tilla nuk do të përsëriten, ju falenderojmë për besnikërinë me të cilën ndiqni “web-site”-in tonë dhe ju njoftojmë se një pjesë të lajmeve e komenteve më të rëndësishme të këtyre ditëve do i ripërditësojmë gjatë ditës së sotme, vetëm për lexuesit tanë online.
...