Ndodh edhe kjo! Shitet Lulishtja në Tiranë, deputeti: Isha mirë në fshat, këtu…

Deputeti socialist Erion Braçe, ka denoncuar një ngjarje të paprecedentë në rrjetet sociale. Ai thotë se dikush ka nxjerrë në shitje lulishten e vetme që ndodhet tek “1 Maji”.
Teksa ka shpërndarë një video ku duket tabela ‘shitet toka’, Braçe thotë se në këtë qytet çdo gjë është e paparashikueshme.
“Për atë zot isha mirë në fshat, atje kishte parashikueshmëri. Këtu çdo gjë është e paparashikueshme”, shkruan Braçe.
Postimi i plotë:
