E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndodh në Tiranë, i lë fishek dhe mesazh kërcënues në derë kushëririt, gjobë 300 mijë euro

Një 56-vjeçar është arrestuar në Vorë, pasi dyshohet se ka kërcënuar kushëririn e tij dhe familjarët e këtij të fundit, duke i kërkuar shumën prej 300 mijë eurosh.

Rasti u zbulua pas kallëzimit të bërë nga shtetasi E. M., i cili kishte gjetur në portën e banesës së tij, në fshatin Gërdec, një fishek dhe një letër me përmbajtje kërcënuese.

Sipas të dhënave, në mesazhin kërcënues i kërkohej të dorëzonte 300 mijë euro, ndërsa kërcënimet përfshinin edhe familjarët e tij.

Pas hetimeve u identifikua dhe u arrestua A. M., 56 vjeç, banues në Vorë, kushëri i kallëzuesit.

Gjatë kontrollit të banesës së 56-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan municion luftarak, veshje që dyshohet se janë përdorur gjatë ngjarjes dhe një telefon celular.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rastit.

Ndaj 56-vjeçarit rëndojnë akuzat për “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve, shpërthyese dhe municionit”.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›