E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndodhë edhe kjo në futboll!

Federata e Futbollit të Nigerisë i ka suspenduar katër skuadra që ishin të përfshira në ‘rezultate skandaloze’, që me gjasë ishin manipuluar. Dy klube të ligave inferiore, në kërkim të golave të mjaftueshëm për të hipur në një kategori më të lartë garash, kanë fituar në ndeshjet përkatëse me rezultat 79-0 e 67-0.

Në këto ndeshje, të luajtura në të njëjtën kohë, Plateau United Feeders i kanë shënuar 72 nga golat e tyre në pjesën e dytë, në sfidën kundër Akurba FC. Kurse, Police Machine kanë shënuar 61 gola në pjesën e dytë, në fitoren ndaj Babayaro FC me rezultat 67-0.

Federata e Nigerisë i ka definuar këto dy ndeshje si “diçka e turpshme”, ndërsa futbollistët, gjyqtarët dhe drejtuesit e ligës kanë përfunduar të gjithë nën akuzën për trukim dhe kurdisje të ndeshjeve.  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›