E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndodhet në “arrest shtëpie”, Mirlinda Karçanaj jep dorëheqjen nga drejtimi i AKSHI-t

Është dorëhequr nga posti Mirlinda Karçanaj, e cila deri më tani ka udhëhequr Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Mësohet se vendin e saj do e zërë Igli Tafa. Ky i fundit, që prej tetorit 2022, mbante detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike njëkohësisht Koordinator Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.

Karçanaj ndodhet aktualisht në “arrest shtëpie”, pasi u mor e pandehur nga SPAK për abuzime me tenderat e agjencisë që drejtonte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›