E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndoka: Komisioneret e PDK su lejuan ne numerim

Ne mbledhjen e sotme te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, kryetari i PDK Nard Ndoka ka shprehur ankimimin e tij per procesin e numerimit ne qarkun e Shkodres.

Ndoka ka theksuar se komisioneret e partise se tij nuk jane lejuar te marrin pjese ne kete proces dhe ka bere pergjegjese policine se ka vepruar ne baze te urdherave politike.

“Komisioneret e PDK nuk jane lejuar te marrin pjese ne numerim. Edhe policia mbajti qendrim te njeanshem gjate ketij procesi”, ka deklaruar Ndoka, i cili ka shkembyer replika me perfaqesuesin e PD, Njazi Kosovrasti.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›