E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndoka: Për të djathtën fillon një epokë e re

leo ndokaSali Berisha duhet të jetë menaxhues i transformimit të së djathtës deri në ardhjen e timonierit të ri.

Kështu është shprehur kreu i demokristianëve, Nard Ndoka.

Sipas tij, humbja ka ardhur për arsye komplekse, ndër të cilat ai nënvizon deformimin e votës.

Aleanca e PD-së me LSI-në rezultoi një marrëveshje problematike, e cila dëmtoi PD-në si parti, por edhe elektoratin e djathtë në tërësi. Njerëzit u kthyen në pragmatistë të pushtetit duke përfituar në mënyrë abuzive dhe krijuar kosto të madhe për sistemin. Është vërejtur vota kundër, por fryma opozitare mbetej e fshehtë. Kjo realisht më shqetëson, se njerëzit akoma kanë frikë ti demonstrojnë bindjet dhe idetë e tyre. Vota e qytetarëve duhet jo vetëm të lexohet qartë, por të studiohet me vëmendje të madhe dhe me përgjegjësinë për të ndërtuar atë që qytetarët kërkojnë nga politika dhe e djathta për të ardhmen, shprehet ai.

Sipas tij, për të djathtën fillon një epokë e re.

Qeverisja 8-vjeçare mbetet një histori suksesi në mandatin e parë dhe problematike në të dytin. Duhet një analizë e hollësishme për të ndërtuar vizionin për rikonfigurimin e të djathtës shqiptare, duke tentuar bashkimin dhe shkrirjen e disa partive dhe duke ndërtuar një strategji të qartë me ato parti që i bashkohen harkut të djathtë opozitar, nënvizon Ndoka për Shekullin./A.XH

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›