E Martë, 3 Nëntor 2026

Ndotja akustike, Policia e Tiranës me plan të posaçëm. E pëson biznesi i parë

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka ndërmarrë një plan të posaçëm për të monitoruar zhurmat në lokale apo ambiente që gjenerojnë muzikë të lartë.

“Plani i masave është ndërmarrë me iniciativë nga Policia e Tiranës por gjithashtu dhe si një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj shqetësimeve të ngritura nga qytetarët për tejkalimin e normave të lejuara të zhurmës, veçanërisht në zonat e banuara dhe gjatë orëve të natës”, njoftoi policia.

Sipas uniformave blu matjet do të kryhen me pajisje të certifikuar për kontrollin e ndotjes akustike.

“Masat administrative për subjektet e konstatuara në shkelje variojnë nga 2 milion lekë deri në 4 milion lekë, dhe në rast përsëritje deri në pezullimin e aktivitetit”, njoftoi policia.

Si rezultat i kontrolleve deri më tani është konstatuar një subjekt që operonte në kundërshtim me normat e përcaktuara ligjore për nivelin e zhurmës.

“Ndaj këtij subjekti është vendosur një masë administrative me gjobë, në vlerë 3 milion lekë, sipas legjislacionit në fuqi”, njoftoi policia.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›