E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ndreu bën bilancin e 2024: Shlyem borxhet, rritëm të ardhurat

2025-a për kryebashkiakun e Lezhës Pjerin Ndreu mbyllet me një bilanc pozitiv, duke listuar si më kryesoren shlyerjen e borxheve të trashëguara ndër vite nga ish-komunat.

Në konferencën e fundvitit përpara gazetarëve, Ndreu tha se arsyeja kryesore e kësaj performance është mirëmenaxhimi i të ardhurave nga ana e bashkisë që ai drejton.

Të njëjtën pritshmëri, Ndreu thotë se ka edhe për vitin që po troket, ku ndër investimet e planifikuara janë ato në zonat bregdetare, në infrasktrukturë, ujësjellësa, shmangia e derdhjes në lumin Drin të kanalizimeve të ujerave të bardha e të zeza, si dhe eliminimi i përmbytjeve.

“I gjithë qyteti është në rikonstruksion, rrugët, vijmë me 33 rrugë rurale. Këtë vit do të rregullojmë zonat e bregdetit, do të rregullojmë kopshtet me kushte bashkëkohore”.

Bashkia e Lezhës ka një buxhet vjetor prej 1.8 miliardë lekësh dhe të ardhurat nga taksat dhe tarifat vendore sipas Ndreut kanë shënuar një rritje të ndjeshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›