Ndryshim ne opinionin publik- Rasti DSK dhe francezet

Jo nje por disa stacione televizive franceze ishin te pranishme me transmetime te drejtperdrejta kur Dominique Strauszlig-Kahn u paraqit per seancen degjimore ne gjyq. Afera rreth ish-drejtorit te FMN-se dhe politikanit francez eshte edhe tri jave pas arrestimit tema mbizoteruese ne France. Por opinioni publik ka ndryshuar. Pak pas arrestimit te 62 vjecarit ne Nju-Jork shumica e francezeve dyshonte ende se behej fjale per nje perbetim kunder tij. Ne fund te fundit kjo peshe e rende politike ne France konsiderohej si kandidat per postin e presidentit.
Por nderkohe fronti pro-DSK po therrmohet. Jeacuterocircme Sainte-Marie zevendesdrejtor i institutit CSA per studime te opinionit shpjegon Simpatia per Dominique Strauszlig-Kahnin ka rene mjaft. Kjo mund te shpjegohet me ate qe nderkohe jane me shume njerez qe mendojne se ai eshte fajtor. Te tjere kane mesuar aq shume javet e fundit per personalitetin e tij saqe edhe sikur ai te jete i pafajshem ata do te jene te zhgenjyer prej sjelljes se tij.
Prej kohesh nuk behet fjale me per mekat zoterinjsh. Ndryshe nga skema e zakonshme ne France ne raste aferash intime te politikaneve pas arrestimit te celebruar publikisht skandali DSK nuk mund te fshihet me nen rrogoz. Ne vend te kesaj ka nisur nje debat i ndezur mbi sjelljen e mire dhe moralin ne politike. Nepermjet kesaj kane dale ne drite raste te reja te ngacmimeve seksuale. Sekretari i shtetit Georges Tron u akuzua nga dy ish-bashkepunetore dhe u detyrua te jepte doreheqjen.Bildunterschrift Rasti DSK dhe francezet
Skandali rreth socialistit Dominique Strauszlig-Kahn nuk e ka kthyer ende permbys atmosferen politike para zgjedhjeve presidenciale ne France. Arsyeja per kete eshte edhe se presidenti i shtetit Sarkozy nuk eshte vecanerisht i pelqyer te francezet. Socialistet kane ende pozicion te mire ne gare. Megjithate rasti DSK do te kete ndikim ne zgjedhjet e 2012-es.
Nje problem tjeter per socialistet eshte se Dominque Strauszlig-Kahn po jep miliona per mbrojtjen e vet dhe qe ai jeton ne nje shtepi luksoze ne Nju-Jork. Kete socialistet mund tua shesin me shume veshtiresi zgjedhesve te tyre. Konservatoret rreth presidentit Sarkozy po shfrytezojne rastin dhe flasin me shpoti per te majte havjari.
Autor Anne Christine Heckmann/ Elert Ajazaj
RedaktoiAida Cama