E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshime në Policinë e Shtetit / Cilët janë drejtuesit e rinj të komisariateve të Krujës, Pogradecit dhe Bulqizës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda ka firmosuar disa ndryshime në rang shefa komisariatesh.

Burime bëjnë me dije se Luan Sinanaj nga shef i komisariatit të Krujës, emërohet shef i komisariatit të Pogradecit.

Ndërsa shef i komisariatit të Krujës emërohet Santiljano Ndreu, i cili më parë mbante postin e shefit të krimeve në komisariatin nr. 5 në Kamëz.

Kurse Gentian Dedej emërohet shef i komisariatit të Bulqizës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›