E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshime në Policinë e Shtetit, Ilir Proda lëviz drejtuesit në Krujë, Pogradec dhe Bulqizë

Drejtori i Përgjithshëm i Policia e Shtetit, Ilir Proda, ka firmosur disa ndryshime në drejtimin e komisariateve në vend.

Luan Sinanaj është emëruar shef i Komisariatit të Policisë në Pogradec, pasi më herët mbante detyrën e shefit të Komisariatit të Krujës.

Në vend të tij, në krye të Komisariatit të Krujës është emëruar Santiljano Ndreu, i cili më parë ka ushtruar funksionin e shefit të krimeve në Komisariatin nr. 5 në Kamëz.

Ndërkohë, Gentian Dedej është emëruar shef i Komisariatit të Policisë në Bulqizë.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›