E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshime në fundin e serialit të Emily in Paris/ Çfarë do të ndodhë me aktoren në finalen e zhvilluar në Greqi?

Netflix ka publikuar detajet e para të sezonit të gjashtë dhe të fundit të serialit të njohur “Emily in Paris”.Pjesa kryesore e historisë finale do të zhvillohet në Greqi, ndërsa Emily do të duhet të përballet me vendime të rëndësishme që do të përcaktojnë të ardhmen e saj.

Emily Cooper rikthehet si një figurë ambicioze e modës dhe biznesit ndërsa sezoni i fundit pritet të sjellë dashuri dhe ngatërresa të reja në biznes. Historia do të vazhdojë pas ngjarjeve të sezonit të pestë, në të cilin Emily u kthye në Paris pas angazhimeve në Romë për kompaninë e saj të marketingut.

Aventura e saj italiane i solli një romancë të shkurtër që mori fund, ndërsa marrëdhënia e saj e ndërlikuar me Gabriel mbeti e pazgjidhur. Sipas krijuesit Darren Star udhëtimet dhe ndërrimi i vendeve evropiane janë elementët që do ti japin serialit atmosferën e veçantë.

Sezoni i fundit do të mbërrijë në Netflix më 24 dhjetor .

Lajme të ngjashme:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›