E Martë, 3 Nëntor 2026

Ndryshime në kupolën drejtuese të shërbimit sekret shqiptar, ikën Suela Bodeni, në vend të saj emërohet, Blend Çobani

Kryeministri Edi Rama, ka larguar nga detyra e inspektoren e përgjithshme të shërbimit sekret shqiptar, duke emëruar në vend të saj në këtë institucion, Blend Çobanin. Ky është vendimi më i fundit i marrë nga qeveria, në mbledhjen e të mërkurës.

“Me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi që, Suela Bedeni inspektor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit, të lirohet nga kjo detyrë. Blend Çobani emërohet inspektor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit.”, thuhet në vendimin e qeverisë të publikuar edhe në faqen zyrtare.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›