Ndryshimet klimatike/ BE: Arrihet marrëveshja për të reduktuar emetimet e gazeve serrë

Bashkimi Evropian ka arritur një marrëveshje për reformën e të ashtuquajturit Sistemi i Tregtisë së Emisioneve (ETS), ose thënë ndryshe tregu i emetimeve të gazrat që shkaktojnë efektin serë, mjeti kryesor i politikës në Evropë për të parandaluar ndryshimet klimatike dhe ngrohjen globale.
“Marrëveshja do të na lejojë të përmbushim qëllimet klimatike (të BE-së) në sektorët kryesorë të ekonomisë, ndërsa garanton që qytetarët më të cenueshëm dhe bizneset e vogla dhe të mesme të mbrohen gjatë tranzicionit,” vuri në dukje Ministri çek i Mjedisit Marian Yuretska.
Kjo marrëveshje mbetet të miratohet nga Parlamenti Evropian dhe të ratifikohet nga Këshilli Evropian.
/rtsh.al/